Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të sontme të Ligës së Kampionëve.
Bayern Muncheni po e mund kampionin e Evropës, Paris Saint-Germain, 0-2 falë dy golave të Luis Diazit.
Në anën tjetër, Liverpooli po insiston të fitojë në “Anfield Road”, por Thibaut Courtois i Real Madridit po del mur i pakalueshëm për ta, teksa rezultati vijon të jetë 0-0.
Juventusi i Edon Zhegrovës po barazon 1-1 me Sportingun, e Olympiakosi po fiton ndaj PSV-së, 1-0.
Tottenham Hotspurs po udhëheqin 1-0 ndaj Copenhagës, ashtu edhe Atletico Madridi ndaj Royale Unionit.
Monaco po fiton si mysafir i Bodo/Glimtit, 0-1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.