Llapi është zhytur në telashe të mëdha futbollistike, pasi po rrezikon fuqishëm largimin nga Superliga.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina është në disavantazh pas 45 minutave të para, në ballafaqim me Dukagjinin, njofton Klankosova.tv.
Ishte Hekuran Berisha ai që e realizoi golin e vetëm në pjesën e parë, kur kaluan 35 minuta lojë në Klinë.
Nëse do të arrijë ta ruaj rezultatin, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi, do të shkëputet nga zona e rrezikut, me 35 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se llapjanët.
Kjo ndeshje me rëndësi shumë të madhe për ekzistencë në Albi Mall Superligë, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport1 të platformës ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.