Djed Spence u bë lojtari i parë mysliman që përfaqëson Kombëtaren A të Anglisë në futboll për meshkuj, pasi debutoi në ndeshjen kualifikuese për Botëror të së martës ku "tre luanët" fituan 5-0 kundër Serbisë.
Mbrojtësi i Tottenhamit, i cili ka përjetuar një rilindje në karrierë pas tre huazimeve të mëparshme larg klubit londinez, hyri në lojë në minutën e 69-të në vend të Reece James në Beograd.
“Është një bekim, është e mrekullueshme. U befasova, vërtet, i pari ndonjëherë. Është thjesht e pabesueshme. Nuk e ndjej presionin për disa gjëra. Unë thjesht luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë, jam i lumtur dhe pjesa tjetër vjen vetë", deklaroi Spence, transmeton Klankosova.tv.
Besimi i Spence luan një rol të madh në identitetin e tij dhe është diçka që ai e përmend shpesh në rrjetet sociale. “E para e punës, Zoti është më i madhi,” tha ai. “Lutem shumë. Jam mirënjohës ndaj Zotit. Në momentet më të vështira të jetës sime, në çastet më të errëta, gjithmonë kam besuar se Zoti ka qenë pranë meje. Kur fitoj, kur jam në një moment të mirë, e madhëroj Zotin gjithashtu, sepse ai gjithmonë ka qenë pranë meje. Besimi është një gjë shumë e madhe për mua", përfundoi 25 vjeçari.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.