Arsenal ka njoftuar blerjen e Piero Hincapié nga Bayer Leverkusen.
Mbrojtësi ekuadorian është huazuar me të drejtë blerjeje për 45 milionë funta, transmeton klankosova.tv.
Trajneri Mikel Arteta e prezantoi kështu:
''Jemi shumë të kënaqur që e mirëpresim Piero Hincapié në klub. Ka një prezencë fizike të madhe dhe agresiviteti i tij do të na ofrojë opsione shtesë në mbrojtje. Është një lojtar që kombinon rininë me përvojën dhe do ta bëjë skuadrën tonë më të fortë dhe konkurruese gjatë sezonit''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.