Sacramento Kings ka regjistruar triumfin e radhës në NBA, duke fituar kundër Los Angeles Clippers, me shifrat 110:113.
Ndeshja ishte interesante, duke ndërruar epërsia nga njëri ekip tek tjetri gjithsej 23 herë.
Megjithatë, Kings morën takimin nën kontrollë para përfundimit të tij dhe të udhëhequr nga 36-të pikët e De’Aaron Fox, shënuan fitoren e katërt radhazi.
Ndërsa fitoren e dytë me radhë, e arriti Phoenix Suns kundër Boston Celtics, me shifrat 100:91.
Në ndeshjën që u transmetua në “Artmotion”, shikuesit në Kosovë kishin mundësi të shihnin paraqitjen e shkëlqyeshme ekipore të Suns.
Ata u udhëhoqën nga 19-të pikët e Mikal Bridges, që krahas tyre kontribuoi edhe me nëntë kërcime dhe dy asistime.
Në ndeshjet tjera të së dielës, Charlotte Hornets fitoi ndaj Washington Wizards, 119:97, Indiana Pacers pësoi nga Utah Jazz, 95:103 dhe Miami Heat triumfoi si mysafir i New York Knicks, 103:109.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.