24.01.2019 · përditësuar para 2729 dite1 min lexim
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.
Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njofton Klan Kosova.
56 raste kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent) ndërsa 58 raste kanë qenë të natyrës kirurgjike dhe 85 raste, morën shërbime në dhomën internistike.
SHSKUK bën të ditur po ashtu se janë ofruar 45 shërbime orotpedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.