Mbi 300 muzikantë kanë nënshkruar për t’i zbavitur njerëzit e zhvendosur nga Uragani Harvey që preku Tekasin që prej 17 gushit.
Stuhia ka sjellur vërshime të mëdha në Teksas, duke marrë jetë ne 20 personave deri tash.
Mbi 30 mijë njerëz janë detyruar që të shkojnë në strehimore pasi që është dashur t’i lënë shtëpië e tyre.
Si pjesë e përpjekjeve tëtyre për t’i lehtësuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi, Kryqi i Kuq ka kërkuar nga ATX Music Office me seli në Austin, Texas, që të tentojë të gjejë muzikantë të cilët mund të jenë vullnetarë në argëtimin e njerëzve të ngujuar në strehimore.
Më pas, ATX kishte vënë një kërkesë në Twitter, me ç’rast kishin pasuar mbi 300 përgjigjie me njerëz të interesuar që të performojnë për ta.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.