Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë aplikime për ta parë ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Procesi i përzgjedhjes se aplikuesve do të bëhet në mënyrë elektronike.
“Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave”, njofton FSHF.
Derisa bëhet e ditur se faza e aplikimit për bileta ishte e hapur nga 15 maji deri më 20 maj, shkruan Klankosova.tv
“Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në 4 bileta”.
Nga FSHF, poashtu bëjnë të ditur se çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.