Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo nga Brentford.
Sipas raportimeve të mediave, vlera e këtij transferi është mbi 70 milionë paund (rreth 94 milionë dollarë).
Kamerunasi firmosi një kontratë afatgjatë me “Djajtë e Kuq” dhe bëhet përforcimi i dytë i verës, pas afrimit të sulmuesit Matheus Cunha nga Wolves.
25-vjeçari pritet të bëjë debutimin e tij gjatë turneut parasezonal të United në Shtetet e Bashkuara, ku skuadra e trajnerit Ruben Amorim do të zhvillojë tri ndeshje miqësore në Chicago, New York dhe Atlanta.
Pas gjashtë sezonesh te Brentford, Mbeumo largohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit, me 70 gola dhe 51 asistime në 242 paraqitje.
Gjatë bisedimeve, Brentford kishte bërë të qartë se e vlerësonte Mbeumon më shumë sesa shuma prej 62.5 milionë paund e paguar për Cunha.
Ky transferim është një tjetër sinjal i ambicieve të "Djajve të kuq" për sezonin e ri, duke përforcuar repartin ofensiv me një lojtar të dëshmuar në Premier League,
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.