Lajmet e fundit

Margaret ishte martuar me 26 mars 1966 ndërsa vendosi të shpaketoj veshjen e saj për mbesën e saj pasi kompania e fustanave për nuse që ajo kishte angazhuar kishte anuluar rezervimin e saj vetëm dy javë para ditës së madhe.
“Ne të gjithë po flisnim për dasmën e Connie që ishte një nga temat më të rëndësishme në familjen tonë dhe nëna ime Margaret tha se është duke ndarë disa gjëra të vjetra kur edhe nxorri fustanin e saj” ka thënë nëna 47 vjeçare, Jo Ëhite, transmeton Klan Kosova.
Jo ka thënë se ajo kishte blerë tashmë një fustan me çmimin prej 1000 funtave për bijën e saj për këtë ditë të rëndësishme për të por tha se vajza e saj zgjodhi atë të gjyshes së saj.
“Kur e provova fustanin, kam qarë. Shumë njerëz ishin edhe të surprizuar edhe shokuar që kisha të veshur fustanin e gjyshes sime që ishte 50 vjet i vjetër. Në fillim brengosesha që nuk do të më vinte tamam por më pas e pashë se ishte perfekt” ka thënë Connie Bell duke folur për këtë eksperiencë, transmeton Klan Kosova.
Por Bell nuk është se në këtë dasmë kishte vetëm fustanin e gjyshes.
Historia e gjyshes së saj është përsëritur edhe në ditën e dasmës…Connie ka ecur drejt altar me këngën e Elvis Presley ashtu si gjyshja e saj ndërsa edhe ka zgjedhur të shkojë në muaj të mjaltit në Londër ashtu sie dhe Margaret dhe Margaret, 50 vjet më herët.
