Real Madridi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Barcelonës në derbin që mund të jetë vendimtare për titull të kampionit.
Golin e dytë për Realin e shënoi Kylian Mbappe, i cili realizoi brenda nëntë minutave dy herë në “El Clasico”.
Golin e parë, francezi e shënoi në minutën e pestë të takimit nga pika e bardhë, ndërsa rezultatin e dyfishoi në minutën e 14-të të ballafaqimit, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, Barça gjendet në vendin e parë me 79 pikë, kurse Reali është në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak.
Ndeshjen mund ta ndiqni në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.