Real Madrid ka arritur fitoren e dytë të kampionatit, pasi triumfoi në Estadio Nuevo Carlos Tartiere ndaj Real Oviedos me rezultatin 3:0, me dy golat e shënuar nga superylli francez, Kylian Mbappe dhe një nga Vini Jr.
Mbappe golin e parë e realizoi në minutën e 37' pas asistimit nga Arda Güler, derisa golin e dytë e realizoi në minutën e 83' pas asistimit nga Vinicius Junior, i cili realizoi vet për golin e 3 në minutat shtesë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ishte humbja e dytë për të rikthyerit në elitë, Real Oviedon, pas disfatës që e pësuan javën e kaluar nga Villareal.
Real Madridi luan ndaj Mallorcas së Muriqit javën e ardhshme në shtëpi, derisa Real Oviedo e mirëpret Real Sociedadin.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.