Lajmet e fundit

Jemi afruar vetëm 30 orë deri te fillimi i spektaklit madhështor "Big Brother VIP 3".
Ky super 'Reality Show' që qysh natën e parë arrin të 'gozhdojë' mijëra teleshikues pranë ekraneve të tyre televizive, padyshim se pritet që edhe sivjet të thyejë rekorde të reja, njofton Klankosova.tv.
Përveç prezantuesve të rregullt, Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, tashmë janë bërë të ditur edhe dy opinionistët e këtij spektakli, Olta Gixhari e Milaim Zeka, të cilët do të komentojnë gjithçka që ndodh në shtëpinë më të famshme shqiptare.
Natyrisht se produksioni ka bërë gati gjithçka, andaj që nesër e deri në ditën e fundit, laramani shumë ngjyrëshe, emocione të papara, thyerje të tabuve e plot eksluzivitete do ta karakterizojnë edicionin e tretë të BBVK-së, raporton Klankosova.tv.
Rrugëtimi i këtij spektakli, zyrarisht nis më 18 tetor nga ora 21:00.