Lajmet e fundit

Një nga pikat më të nxehta të mbrëmjes ishte trekëndëshi emocional mes Benitës, Elijonës dhe Klodit.
Pas shfaqjes së klipit ku Benita shprehte hapur pëlqimin e saj për Klodin, debati në Prime eskaloi. E prekur dhe e ngarkuar emocionalisht, Benita iu drejtua ashpër Elijonës se “Je GPS i Klodit”, por banorët nuk hezituan ta vënë edhe Benitën në një pozitë të ngjashme. https://youtu.be/jhaeP1R4eKwNga ana tjetër, Klodi reagoi me maturi, duke treguar empati për gjendjen e Benitës.
https://youtu.be/MgFEPyVLSEo Ai u shpreh se ndihet keq kur e sheh atë në atë gjendje dhe thaa se e vlerëson shumë si njeri.Prime-i solli edhe një vendim shumë personal dhe të guximshëm nga Alba.
Ajo i kërkoi “Vëllait të Madh” leje për të vendosur shaminë, duke sqaruar se ky vendim nuk lidhet me lojën, por me një balancë të brendshme që ka arritur. https://youtu.be/QwfDG9CT_UQ Alba u shpreh se e ka shtyrë gjatë këtë vendim dhe se tani ka ardhur momenti i duhur për rrugëtimin e saj personal.Një tjetër surprizë e Prime-it ishte zbulimi i çiftit që do të "martohet" në shtëpi.
Elijona dhe Klodi, janë çifti të cilët do të ‘kurorëzohen’ të dielën. https://youtu.be/Y3OLFPnQGuY Por, momenti më prekës i mbrëmjes erdhi nga rrëfimi i thellë dhe i ndjerë i Elijonës, e cila hapi zemrën për fëmijërinë e saj të vështirë. https://youtu.be/0K93iFaghnE Ajo tregoi se në moshën tetëvjeçare u nda nga familja biologjike dhe u vendos në një familje tjetër në Gjermani, një përvojë që la gjurmë të thella emocionale. Elijona rrëfeu se pasojat e këtyre vuajtjeve i ndjeu më fort në adoleshencë, duke humbur shpesh shpresën.Pas këtij rrëfimi, “Vëllai i Madh” i rezervoi asaj një surprizë shumë emocionale, takimin me babain e saj, pas 80 ditësh ndarje.
https://youtu.be/hI0g7lPZmOQ Babai i Elijonës u takuapo ashtu edhe me Londrimin dhe Klodin, duke i përgëzuar për mbështetjen dhe shoqërinë që i japin vajzës së tij, me fjalë që prekën zemrat e të gjithëve./Klankosova.tv https://youtu.be/qL3-slUeBzk https://youtu.be/LAkC7AwIDqQ https://klankosova.tv/live-me-humben-shpresat-elijona-flet-me-plot-dhimbje-per-jeten-e-saj-video11/