Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës (ShAIK) ka bërë të ditur se sot për herë të parë është mbajtur provimi i Diplomës Evropiane të Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv (EDAI), pjesa e parë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se EDAIC është provim ndërkombëtar që organizohet nga ESAIC (European Society of Anaesthesiology and Intensive Care), sigurisht edhe me mbështetjen e shoqatës sonë dhe Drejtorit të Qendrës, Fatos Katanolli.
“Falënderojmë ESAIC për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme e sidomos sekretaren e Shoqatës Dr Else-Marie Ringvold, e cila ka e ka mbikqyrur procesin dhe na ka mbështetur gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Poashtu u falënderuan edhe kandidatët, që u bënë pjesë e një standardi që është i njohur për nivelin e njohurive teorike dhe praktike të anesteziologëve në gjithë Evropën dhe më gjerë.
Me këtë është shënuar një hap i rëndësishëm për komunitetin e anestezionit dhe të komunitetit mjekësor në vend. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.