Kitaristi legjendar i bendit “Queen”, Brian May, ka thënë që një film vazhdues i “Bohemian Rhapsody” nuk duket të jetë në horizont pos nëse arrin ndonjë ide e fuqishme.
Filmi që doli më 2018 e që dokumentonte udhëtimin e të ndjerit Freddie Mercury nga fëmijëria e deri te përjetiemt me bendin rezultoi tejet i suksesshëm në arkat filmike.
“Jemi duke i shqyrtuar idetë. Do të jetë e zorshme që ta pasojmë atë film pasi që asnjëi prej nesh nuk ka mundur ta parashikonte se sa masiv do të bëhej”, ka thënë May për Does Rock and Roll Kill Braincells?
“Kemi folur për këtë dhe për momentin, nuk shohim rrugë që ta bëjmë atë pos nëse kërcen diçka dhe na rrëzon, përndryshe nuk e bëjmë”.
https://www.youtube.com/watch?v=axAtWjn3MfI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.