Lajmet e fundit

Statistikat tregojnë se këtë vit 241 maturantë u vlerësuan me notën maksimale 10.00, ndërsa 645 nxënës morën notën 4.00 dhe nuk e kaluan provimin.
Në krahasim me vitin 2025, rezultatet janë më të mira, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.
Një vit më parë provimit iu nënshtruan 25,824 maturantë, nota mesatare ishte 6.47 dhe vetëm 166 nxënës arritën notën 10.00. Po ashtu, numri i maturantëve që mbetën në Matematikë ishte 673.Kjo do të thotë se në vitin 2026 pati 75 nota maksimale më shumë dhe 28 ngelës më pak se një vit më parë. Edhe nota mesatare u rrit me 0.27 pikë, ndërsa kalueshmëria u përmirësua lehtësisht, nga 97.39% në 97.43%.