Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, po e vazhdon rrugëtimin me sukses, ndërsa aktiviteti i radhës mbrëmë ka qenë koncerti i shfaqur nga Ansambli “Mati”, që vie nga Burreli i Shqipërisë, që me këngë, valle e melodi instrumentale, ngrohu zemrat e publikut të pranishëm, i disponuar për gjithë kohën sa zgjati programi artistik i trupës së këtij Ansambli.
Ky aktivitet erdhi për publikun gjilanas si bashkëpunim i Komunës së Gjilanit, ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Bashkisë Mat.
Koncertin që u mbajt në shkollën “Don Bosko”, e kanë përcjellur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, deputetja Valentina Bunjaku- Rexhepi e personalitete tjera.
“Flaka e Janarit” do të vazhdojë tutje me Orën e Madhe Letrare më 31 janar, në orën 16:00 dhe për të kulmuar me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka”, në orën 17:30, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.