Lajmet e fundit

“Këtu mund të lëvizë Lëvizja Vetëvendosje brenda atyre afateve. Mund ta, si me thënë, mund ta kurdisë çështjen e afateve, mund ta çojë zgjedhjen e presidentit brenda javës, por mund ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën në dispozicion që është, më duket, 60 ditë nga dita e konstituimit të Kuvendit apo pas zgjedhjes së Qeverisë. Në këtë hapësirë unë kam frikë që po manipulohet, apo ndoshta edhe po taktizohet”, tha Paçarizi.Ai gjithashtu tha se numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit nuk kanë qenë të siguruar as më herët dhe nuk janë as tani. Lidhur me këtë, ai u shpreh se nuk ka bashkëpunim apo marrëveshje, por sipas tij, ka një arrogancë nga ana e qeverisë në detyrë.
“80 as s’kanë qenë atëherë, as janë tash. 80 vota për presidentin nuk kanë qenë në asnjërin rast. Tash edhe deklarimet e partive politike janë të tilla që sigurisht nuk do të hyjnë në një marrëveshje të tillë për ta zgjedhur një president konsensual. Ndërkohë që të gjitha pozitat e tjera i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, domethënë nuk ka bashkëpunim, nuk ka marrëveshje, ka një arrogancë nga ana e qeverisë, por si do të shkojë loja më tutje nuk e di. Po i them lojë të qëllimshme sepse duket që është lojë”, deklaroi ai./Klankosova.tv