Për të shënuar Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot do të mbahet masterklasë: Arti i shkrimit kreativ me Ervina Halilin.
Ervina Halili është një nga poetet dhe shkrimtaret më të shquara të gjeneratës së saj, e lindur në Prishtinë.
Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë evropiane dhe janë prezantuar në panaire librash anembanë Evropës.
Në Europe House në Prishtinë, nga ora 17:30, po ashtu poetja do të prezantojë romanin e saj më të ri “Mali i qumështit” dhe do të ndajë udhëtimin e saj si shkrimtare. /Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.