Mbajtja e maskave nuk kishte asnjë ndikim në kontrollin e COVID-19 në spitale, sugjeron një studim.
Dr. Aodhan Breathnach, bashkëautor i studimit, tha: “Shumë spitale kanë vazhduar të përdorin maska me kosto të konsiderueshme financiare dhe mjedisore dhe pavarësisht pengesës thelbësore për komunikimin. Shpresojmë që kjo dëshmi empirike të mund të ndihmojë në informimin e një politike racionale dhe proporcionale”.
Studimi u krye në Spitalin St. George, Londra Jugperëndimore.
Normat e infektimit u krahasuan nga dhjetori 2021 deri në qershor 2022, kur maskat ishin të detyrueshme për të gjithë pacientët dhe stafin, dhe nga qershori deri në shtator 2022 kur gjendja u lehtësua.
Pasi u morën parasysh nivelet e transmetimit jashtë komunitetit, nuk pati asnjë ndryshim në shkallën e përhapjes së COVID-19 në reparte.
Miliona maska bazë blu u përdorën nga spitalet ndërsa pandemia përhapej. Shumë institucione ende përdorin qindra mijëra në vit, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.