Për nder të Ditës Botërore të Teatrit, sot nga ora 20:00 në teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren vjen shfaqja "Masë për Masë" nga William Shakespeare me regji të Altin Bashës.
Pas sukseseve në Gjakovë, Tiranë dhe Vlorë, kjo vepër e fuqishme e dramaturgjisë botërore do të magjepsë publikun prizrenas me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh:
Xhevdet Doda, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edona Sopaj, Edonis Kastrati, Rifat Smani, Alban Çela, Alban Krasniqi, Vlora Dervishi, Butrint Lumi, Valmira Hoti, Altina Kusari, Edi Gjakova.
Kjo shfaqje është bashkëprodhim mes Teatrit "Hadi Shehu" Gjakovë dhe Teatrit "Bekim Fehmiu" Prizren, me producentë Albulena Bokshi dhe Burim Mustafa, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.