Marvel kishte dashur që artisti i ndjerë, David Bowie, ta kishte një rol të vogël në filmin pasues të Guardians of Galaxy i cili u realizua më herët gjatë këtij viti.
“Pata folur me njerëzit e David Bowie-t që ta kem në filmin Guardians of Galaxy”, tha regjisori i këtij filmi James Gunn, ide të cilën ia kishte dhënë presidenti i Marvel, Kevin Feige.
“Ai do të kishte qenë si një nga Ravagers, bashkë me Michelle Yeoh, Ving Rhames, Sylvester Stallone dhe Michael Rosenbaum. Por, fatkeqësisht, David Bowie vdiq”, përfundoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.