Juventus është gati të paraqesë një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Girona-s, Arnau Martínez, një nga talentet më premtues të La Ligës. Sipas Tuttosport, “Zonja e Vjetër” kërkon të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes pas një sezoni jo të qëndrueshëm në Serie A.
Spanjolli 22-vjeçar, që ka mbi 100 ndeshje me Gironën dhe mund të luajë si mbrojtës qendre apo edhe më përpara, shihet si profili ideal për projektin e Igor Tudor, transmeton Klankosova.tv.
Martínez ka kontratë deri në 2027, ndërsa katalanasit kërkojnë rreth 10-12 milionë euro për ta lënë të lirë. Juventusi planifikon të përdorë një pjesë të të ardhurave nga shitja e Weah për të mbyllur operacionin. Interes për lojtarin kanë treguar edhe disa klube të Premier League, mes tyre Crystal Palace, si dhe Milan, që e ndjek nga afër situatën.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.