Arsenali ka shënuar fitore ndaj Aston Villas, me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ollie Ëatkins, në minutën e 5’, por nuk vonuan shumë dhe mysafirët e gjetën golin e barazimit me anë të Bukayo Sakas.
Vendasit kaluan edhe njëherë në epërsi me Philipi Coutinhon, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 31’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Arsenali fillimisht barazoi rezultatin me anë të Oleksandr Zinnchenkos, në minutën e 61’.
Një goditje e fuqishme e Jorginhos, në minutën e 93’, ia dhuroi fitoren Arsenalit. Goli numërua si i portierit Emiliano Martinezit, pasi topi atë më pas.
Por ishte Gabriel Martinelli i cili e kompletoi fitoren e Arsenalit, në një kundërsulm të shpejt, në aksionin e fundit të këtij takimi.
Arsenali pas fitores rikthehet në vendin e parë me 54 pikë të grumbulluara nga 23 ndeshje, me tri pikë më shumë se Manchester City. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.