Kori i Filarmonisë së Kosovës, deri sa po kthehej në Kosovë nga Italia, shfrytëzoi aeroportin e Romës për të dhuruar një mini-koncert.
Kosovarët interpretuan vargjet e Ali Podrimes “Unë biri yt Kosovë”.
Sopranoja Selvije Marteti, e cila ishte dhe protagoniste kryesore në këtë performacë, u shpreh se gjithçka ka qenë spontane.
“Në çdo cep të aeroportit kishte piano, dhe ne si muziktarë ashtu si s’na lë ajo dëshira për të performuar e treguar këndimin tonë, dhe ashtu spontanisht ndodhi se meqenëse pak u vonua aeroplani, dhe ishte një piano aty në një kënd. Ne kënduam disa këngë të tjera paraprakisht dhe krejt spontanisht ka qenë kjo këngë”, deklaroi ajo për emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Tutje ajo shtoi se i kanë pasur tre koncerte në Romë dhe se patën një sukses shumë të madh atje.
“Ne ashtu, kudo që shkojmë e bëjmë zhurmë e hallakamë në kuptimin e mirë të fjalës”, theksoi Mehmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=rGQEvqGtyWg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.