Klubi francez Olympique Marseille ka njoftuar zyrtarisht se Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe janë vendosur në listën e transferimeve.
Gjiganti evropian doli me një komunikatë pas incidentit në fundjavë ku dyshja ishin përleshur mes vete në zhveshtore.
Vendimi u mor në marrëveshje me stafin teknik, për shkak të, siç thanë, "sjelljes së papranueshme në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ndaj Stade Rennais FC".
Të dy lojtarët janë informuar për vendimin nga klubi ditën e hënë, në përputhje me kodin e brendshëm të disiplinës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.