Pavarësisht një sezoni fantastik në aspektin sportiv, aventura e Mason Greenwood te Olympique Marseille po shkon drejt fundit.
Edhe pse ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 43 ndeshje, sjellja e tij jashtë fushës ka detyruar drejtorin sportiv, Mehdi Benatia, ta nxjerrë atë në shitje.
Sipas L’Equipe, Greenwood ka pasur përplasje të vazhdueshme me stafin teknik dhe ka injoruar rregullat e klubit, përfshirë refuzimin e mësimeve të gjuhës frënge.
Marseille kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa interesimi nuk mungon, Juventus dhe Atletico Madrid janë gati të përfitojnë nga kjo situatë për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit anglez.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.