Inter ka arritur marrëveshje për të sjellë Manuel Akanji nga skuadra e Manchester Cityt në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit, e cila mund të bëhet obligative me një shumë rreth 17 milionë euro.
Kujtojmë që Akanji ishte lidhur ngushtë me një kalim te rivalët e Interit, Milani mirëpo që akordi nuk ishte arritur.
Huazimi do t'i kushtojë 2 milionë euro Interit, me Akanjin që pritet të jetë zëvendësues i Pavard që pritet t'i bashkohet Marsejës në orët e ardhshme.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.