Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte nuk do të mund të regjistrohet te Athletic Bilbao për këtë sezon, pavarësisht se klubi dhe lojtari kishin arritur marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare.
FIFA ka njoftuar se dokumentacioni nga Al Nassr nuk arriti në kohë, duke bllokuar transferimin.
Kjo përbën një problem të madh për Athletic, i cili mbetet pa një mbrojtës me përvojë dhe Laporte mund të bashkohet zyrtarisht vetëm gjatë merkatos dimërore. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.