Ylli i filmit, i njohur më së miri për "Ted" dhe "Boogie Nights", është një katolik i devotshëm dhe këtë e tregoi në shfaqjen televizive amerikane "Today" të mërkurën (22 shkurt) duke mbajtur një kryq hiri në ballë.
Kryqi simbolizon të mërkurën e hirit, ditën e parë të Kreshmës në kalendarin e krishterë, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
51-vjeçari Wahlberg tha në emision se ka një ekuilibër kur bëhet fjalë për të qenë një aktor profesionist dhe gjithashtu përpjekje për të mbrojtur dhe përhapur besimin.
Ish-muzikanti i "Marky Mark and the Funky Bunch", i cili kaloi në një karrierë aktrimi në mesin e viteve '90 tha: "Unë nuk dua t'ia fus askujt në fyt, por nuk e mohoj besimin tim. Ky është një mëkat edhe më i madh”. Ai shtoi, “E dini, nuk është popullor në industrinë time, por, e dini, nuk mund ta mohoj besimin tim. Është e rëndësishme për mua ta ndaj me njerëzit. Unë kam miq nga të gjitha sferat e jetës dhe nga të gjitha llojet e ndryshme të besimeve dhe feve, kështu që ju e dini, është e rëndësishme t'i respektoni dhe t'i nderoni ata gjithashtu”.
Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mbajtur të ndara besimin dhe karrierën e tij, feja e Wahlberg ka qenë shpesh shumë e pranishme në punën e tij të aktrimit. Në të kaluarën, ai ka shprehur keqardhje për rolin e tij në 'Boogie Nights' të Paul Thomas Anderson, duke thënë se luajtja e një ylli porno nuk ishte në përputhje me vlerat e tij fetare. Ai gjithashtu i kërkoi falje Papës Françesku gjatë një takimi të vitit 2015 për gjuhën e vrazhdë që personazhi i tij përdori në filmin komedi të klasifikuar me R "Ted".
Në vitin 2022, Wahlberg luajti dhe prodhoi "Father Stu", një dramë që tregon historinë e vërtetë të të ndjerit Stuart Long, i cili ishte një boksier amator i kthyer në prift katolik që vuante nga një çrregullim progresiv i muskujve.
Wahlberg shpjegoi për 'Today' se përkushtimi i tij për realizimin e filmit e bëri atë të shpenzonte "miliona e miliona" nga paratë e tij. Megjithatë, filmi mori komente të përziera.
Gjatë intervistës së tij, Ëahlberg pranoi se besimi i tij fetar e ka penguar herë pas here, duke pranuar se i është dashur t’i vizitojë kishat në disa raste, ndërsa anëtarët e kongregacionit vazhdonin t'i nxirrnin idetë e filmit.
Ai tha, "Unë nuk jam duke kërkuar gjëra materiale në kishë. Po përpiqem të gjej pak paqe dhe qetësi për të qenë në gjendje të adhuroj".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.