Sipas një studimi të ri, nëse konsumohet marihuanë ndihmon pacientët që të heqin dorë nga heroina.
Hulumtuesit në Universitetin e Kolumbias, kanë monitoruar pacientët që i nënshtrohen trajtimit për varësinë ndaj narkotikëve – dhe zbuluan se pacientët që tymosin marihuanë ishin në gjendje të flinin dhe ishin më pak të shqetësuar, transmeton Klan Kosova.
“Një nga të gjeturat më interesante ishte efekti për të mirë i marihuanës”.
“Pacientët që ishin konsumues të marihuanës kishin më pak vështirësi për të fjetur, ankthe dhe ishin më të prirur që të heqin dorë nga heroina në krahasim me ata të cilët nuk ishin konsumues të marihuanës”, u shpreh një prej autorëve të këtij hulumtimi.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.