Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca, ka pohuar se Nicolas Jackson mund të largohet nga klubi.
Senegalezi nuk figuron në listën e lojtarëve që mund të aktivizohen të dielën në ndeshjen e parë të Chelsea-s në edicionin e ri të Premier Ligës.
“Po, Jackson mund të largohet. Ai nuk do të jetë me skuadrën tani”, ka deklaruar Maresca.
24-vjeçari është përfolur që disa javë se mund të ikën nga “Stamford Bridge”dhe kjo tani u konfirmuar edhe nga italiani.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.