Trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, ka thënë fjalë të mira për homologun e tij te Manchester Unitedi, Ruben Amorim.
Komentet e tij vijnë para derbit të fundjavës midis klubeve të tyre në Premier Liga.
“E vlerësoj shumë Ruben Amorimin. Është një trajner i mrekullueshëm”, ka thënë Maresca.
“Ndonjëherë mund të hasësh pak më shumë ose më pak vështirësi në fillim të një projekti. Nuk kam asnjë dyshim që ai është një trajner fantastik, i kam ndjekur ndeshjet e tij që kur ishte te Sporting”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.