Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që gjyqtari Marco Guida të referojë derbin e madh të Serie A mes Juventus dhe Milan, një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit italian.
Guida, i cili është ndër gjyqtarët më me përvojë në elitën e futbollit italian dhe ndërkombëtar, do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit të një sfide që pritet të jetë mjaft e tensionuar, duke marrë parasysh rivalitetin historik mes dy skuadrave.
Krahas tij, jenë të angazhuar edhe asistentët anësorë dhe ekipi i VAR-it, të cilët pritet të kenë rol kyç për çdo episod të dyshimtë.
Pritet një ndeshje me emocione të forta, ku edhe drejtësia e Guida-s do të jetë në qendër të vëmendjes.
- Gjyqtari kryesor: Marco Guida
- Asistentët: Valerio Colarossi, Christian Rossi
- Gjyqtar i katërt (IV): Giovanni Ayroldi
- VAR: Marco Di Bello
- AVAR: Davide Ghersini
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.