Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka folur për “Tuttosport” mbi situatën aktuale të klubit bardhezi dhe punën e trajnerit Luciano Spalletti.
Marchisio theksoi se Spalletti ka sjellë ide dhe personalitet, duke krijuar bazat për një ekip konkurrues, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë të qëndrueshme.
Sipas tij, Juventusi duhet të synojë të luftojë për trofe dhe jo vetëm për vendet e para në tabelë. Duke folur për mesfushën, ai vlerësoi zhvillimin e Manuel Locatelli, por shtoi se ekipit i mungon një element kyç, transmeton Klankosova.tv.
Marchisio sugjeroi afrimin e Sandro Tonali, duke e cilësuar si përforcimin ideal për të forcuar “shtyllën kurrizore” të skuadrës. Në fund, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e një rinovimi me sulmuesin Dušan Vlahović, duke lënë të hapur skenarë interesantë për sezonin e ardhshëm.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.