Real Madridit mund t'i mungojë Marcelo në ndeshjen e radhës ndaj Chelseat, sepse mbrojtësi brazilian është thirrur si vëzhgues i vendvotimeve në zgjedhjet lokale të Spanjës.
Edhe pse Marcelo është i lindur në Brazil, ai luan për Real Mardrid që nga viti 2007 dhe është bërë qytetar i Spanjës që një dekadë.
Po ashtu edhe Victor Chust është zgjedhur si vëzhgues, ndonëse ai do të mungojë për shkak të lëndimit, prandaj mungesa e tij nuk do të vërehet nga madrilienët, raporton New York Times, përcjell Klan Kosova.
Të gjithë votuesit në Spanjë mund të zgjedhen për të punuar në vendvotime në mënyrë rastësore.
Ligji spanjoll lejon përjashtime të cilat mund të jepen për profesionistët që duhet të marrin pjesë në ngjarje publike që do të mbahen në ditën e votimit që janë caktuar para thirrjes zgjedhore.
Portieri i Levantes në vitin 2019, Aitor Fernandez, ishte zgjedhur të punojë në vendvotime, por ai u lirua nga detyra sepse kishte ndeshje atë ditë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.