Mesfushori i Barcelonës, Marc Casadó, ka dërguar një mesazh të qartë te zyrtarët e klubit mes zërave për largim, se dëshiron të vazhdojë te gjiganti katalanas.
Pavarësisht minutazhit të kufizuar këtë sezon, lojtari i akademisë ka shfrytëzuar mundësinë kundër Oviedos, duke treguar siguri dhe disiplinë taktike.
Interesimi i Atlético Madrid ekziston, por për Casadó prioritet mbetet Barcelona, një fanellë që ai e konsideron ëndërr fëmijërie./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.