Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka pësuar një lëndim duke hedhur dyshime mbi disponueshmërinë e tij për ndeshjet kryesore të ardhshme.
Lëndimi ndodhi gjatë një seance stërvitore, vetëm disa javë pasi ai fillimisht pësoi të njëjtin dëmtim në një ndeshje kundër Bayer Leverkusen, njofton Klankosova.tv
Neuer pritet të jetë jashtë fushës për rreth dy javë, duke e përjashtuar atë nga ndeshjet kundër St. Pauli dhe Augsburg . Në dyshime serioze është edhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Interit.
Reprezentuesi gjerman tani synon një rikthim për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit ose ndeshjen e dytë kundër Interit.
Kjo pengesë është një goditje për Bayernin , pasi përvoja dhe lidershipi i Neuer janë vendimtare, veçanërisht në ndeshjet me aksione të larta. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.