Lajmet e fundit

Simboli i Brukselit “Manneken Piss” që do të thotë “Djaloshi që urinon” është një skulpturë prej bronzi 61 centimetra ku shihet një djalë i vogël që urinon.
Kjo skulpturë ishte dizajnuar nga Hieronymus Duquesnoy the Elder në vitin 1618 apo 1619, transmeton Klan Kosova.
Pikërisht ky simbol po përdoret nga artistët që po shprehin keqardhjen e tyre për ngjarjet e ditës së sotme në kryeqendrën evropiane.
Por tani djaloshi nuk është duke urinuar në shatërvan por mbi terrorizmin.
Gjatë tërë ditës së sotme ky simbol është shndërruar në një simbol të forcës për të gjithë ata që u prekën nga sulmet që tronditën Brukselin.
Më poshtë mund t’i shikoni disa ilustrime të realizuara nga shumë artistë ku paraqitet simboli i Brukselit, në formë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.