Edicioni i 16-të i manifestimit letrar “Ora e Tahir Deskut”, mbahet sot nga ora 13:00 në Klinë, në përkujtim të veprës së shkrimtarit dhe reporterit të shquar të luftës së UÇK-së, Tahir Desku.
Ky aktivitet kulturor, tashmë është bërë një ngjarje e përvitshme me rëndësi për jetën letrare dhe historike të rajonit.
Manifestimi synon të ruajë kujtimin për Tahir Deskun, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar si krijues dhe reporter gjatë luftës së UÇK-së, si dhe të promovojë vlerat letrare në mesin e brezave të rinj./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.