Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, kanë organizuar një manifestim kushtuar filozofit dhe pajtimtarit, Mujë Loshi, me rastin e 100 vjetorit të lindjes.
Ndër të tjera në këtë manifestim është promovuar edhe libri “Mujë Loshi” me autor Fazli Hajrizi, i cili kryesisht bën fjalë për të bëmat dhe veprat që ka lënë Loshi.
Në këtë manifestim u thanë fjalë të shumta për urtakun e Drenicës nga qytetarë, veprimtarë e profesorë të ndryshëm kosovar.
Ky organizim u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.