Fituesit e Eurovizionit, Maneskin, kanë folur për NME-në lidhur me planet e tyre për të ardhmen.
Bendi italian që triumfoi me këngën “Mbylle gojën e sillu mirë!” në edicionin e sivjetmë të festivalit, dhe tani pasi fama e tyre ka tejkaluar kufijtë e Italisë, ata i kanë shpalosur ato që i kanë ndërmend në të ardhmen.
“Kjo ka qenë ëndrra jonë më e madhe, andaj ende nuk po mund ta besojmë se çfarë po ngjet. Ne vërtet duam ta bëjmë më të mirën që ta mbajmë vëmendjen duke shkruar muzikë të re dhe duke i provuar të mbajmë disa koncerte në Evropë dhe përtej”, ka thënë frontmeni i bendit, Damiano David.
“Po punojmë zellshëm dhe vetëm duam që të luajmë kudo. Po e shqyrtojmë se si t’i menaxhojmë të gjitha”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.