Rok-bendi italian Måneskin do të debutojë në Saturday Night Live javën e ardhshme, si mysafirët muzikorë të radhës.
Skena e këtij spektakli amerikan është shumë e rëndësishme për muzikantë, sidomos për ata që duan ta promovojnë karrierën e tyre.
Ata do t’i performojnë dy këngë në këtë shou, teksa nikoqir i emisionit do të jetë aktori Will Forte.
“Mos e humbisni të shtunën e 22 janarit, performanca jonë live në Saturday Night Live”, ka shkruar bendi në Twitter.
Ky bend fitoi famë globale kur triumfoi në edicionin e kaluar të Eurovizionit me këngën e tyre, "Zitti e Buoni".
https://www.youtube.com/watch?v=QN1odfjtMoo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.