Lajmet e fundit

Manchester City e ka fituar Superkupën e Anglisë "FA Community Shield", duke mposhtur rivalët e qytetit, pas ekzekutimit të penalltive.
Epërsinë e Man.United që realizoi me anë të Alejandro Garnachos në minutën e 82, e shkriu Bernardo Silva, shtatë minuta më vonë, duke bërë që fituesi të përcaktohet nga gjuajtjet prej pikës së bardhë, raporton Klankosova.tv.
Ishte pikërisht Silva që gjuajti penalltinë e parë dhe e humbi atë, kurse dështimi i Sanchos i zgjati goditjet nga 11 metra.
Huqja e qendërmbrojtësit të "Djajëve të Kuq", Jonny Evans, pasoi me realizimin e 'homologut' të tij Manuel Akanji, duke përcaktuar fituesin e duelit të sotëm, njofton Klankosova.tv.}
Javën e ardhshme, City e nis kampionatin elitar anglez, si mysafir i londinezëve të Chelsea, kurse Manchester United është nikoqir i Fulhamit.