Manchester United po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në merkato. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 100 milionë euro për mesfushorin anglez të Nottinham Forest, Elliot Anderson.
23-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League, duke u kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Angli.
Forest e bleu Andersonin për rreth 40 milionë funta një vit më parë, por vlera e tij është rritur ndjeshëm falë paraqitjeve mbresëlënëse.
Kontrata e tij me Nottingham Forest është e vlefshme deri në qershor 2029, çka i jep klubit pozicion të fortë në negociata.
Megjithatë, burime pranë lojtarit tregojnë se ai do të mirëpriste një transferim në “Old Trafford”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.