Ndeshjen e hapi autogoli i Jack Butland.
Në këtë mënyrë Manchester United mori epërsinë ndaj Glasgow Rangers, shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë në "Old Traford", pasi fraksioni i parë u mbyll 0-0.
Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë të UEFA Europa League, u mbyll me dramë të vërtetë futbollistike, njofton Klankosova.tv.
Skocezët arritën ta gjejnë golin e barazimit vetëm 2 minuta para se të përfundonte koha e rregullt e krejt takimit.
Por pikërisht kur kjo përballje po e krijonte përshtypjen se nuk do të prodhonte një fitues, portugezi Bruno Fernandes i dërgon në "qiell të shtatë" tifozët vendas, për 3 pikët determinuese të "Djajve të Kuq", që tashmë janë fare afër për ta siguruar direkt çerekfinalen e këtij kompeticioni.
Në fazën me eliminim direkt do të jetë edhe ekipi nga Glasgow, por që duhet të luajnë në 1/16-ën e finales.
[caption id="attachment_2488328" align="alignnone" width="1432"]

TOP-8 venet që dërgojnë direkt në çerekfinale të Europa Ligës[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.