Lajmet e fundit

Manchester City fitoi Premierligën për herë të katërt radhazi të dielën, megjithatë, festën dikush nga lojtarët nuk e shijoi.
Portieri Scott Carson është përzënë nga festa e titullit, sipas një raportimi të ri nga Anglia, pasi u mundua të përleshej me një koleg të tij.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, 38-vjeçari u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke i dhënë fund natës së tij plot gaz.
Festimet e Cityt raportohet se zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit në një restorant grek të quajtur Fenix.
Portieri veteran më herët ka luajtur për ekipe si Leeds United, Liverpool dhe Aston Villa, ndërsa për Cityn ka luajtur vetëm dy ndeshje që prej se u bë pjesë e tyre në 2019.
