Pesë ndeshje, po aq humbje!
Ky është bilanci i ballafaqimeve të fundit të kampionit aktual të Anglisë, Manchester City.
Tri disfata radhazi në Premier League, një në EFL Cup e tjera në Champions League, shënojnë rekord të zi për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola, njofton Klankosova.tv.
Se a do të ketë reagime nga drejtuesit e ish-kampionëve të Evropës apo do të konsiderohet si një krizë kaluese, mbetet të shihet, por ajo që dihet është se Liverpool nëse fiton nesër në udhëtim te Southampton, do t'i largohet 8 pikë "qytetarëve".
Debakli i sotëm 0-4 nga Tottenham në Emirates, është rezultati më i keq që City e ka përjetuar në mbi një dekadë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.