Skuadra Manchester City është duke i kërkuar afro 77 milionë euro në këmbim të mesfushorit Bernardo Silva.
Ishte Barcelona ajo që kishte shprehur interesim për ta përvetësuar futbollistin 28-vjeçar, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje, njofton Klan Kosova.
Sipas gazetarit sportiv Ben Jacobs, Bernardo Silva është i hapur për një lëvizje, mirëpo klubet janë shumë larg sa i përket vlerësimit për të.
“Asnjë marrëveshje mes Barcelonës dhe #MCFC për Bernardo Silva. Silva është i hapur për lëvizje. Joan Laporta tha për CBS se ai është ‘një futbollist shumë i mirë’. Por klubet janë shumë larg në vlerësim. Barça do të duhet të paguajë rreth 65 milionë funte”, ka shkruar Jacobs në llogarinë e tij në Twitter.
https://www.youtube.com/watch?v=Bbm04Y-30NE
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.